Rezultati më i mirë i Bosnjës në Eurovizion është vendi e tretë në finalen e vitit 2006, kur Hari Mata Hari këndoi hitin e madh “Lejla”.
Bosnja Hercegovina nuk do të marrë pjesë në Festivalin Eurovizion 2017.
Lajmi është bërë i ditur nga BHRT – Televizioni Publik i Bosnjës. Nga ky televizion kanë treguar se për shkak të ligjeve të transmetimit dhe për shkak të borxheve të mëdha që ka televizioni, pjesëmarrja në Eurovizionin e vitit tjetër është e pamundshme.
Megjithatë, Lejla Baboviq i ka thënë medieve serbe se televizioni shpreson që vitin 2018-të gjithçka do të përmirësohet dhe Bosnja mund të kthehet në garë si shtet i fuqishëm e me këngëtarë që janë të denjë për këtë skenë.
Bosnja ka debutuar në Eurovizion në vitin 1993, ndërsa nga viti 2013 deri në vitin 2015 shteti nuk ka dërguar asnjë përfaqësues në këtë festival.
Rezultati më i mirë i Bosnjës në Eurovizion është pozita e tretë në finalen e vitit 2006, kur Hari Mata Hari këndoi hitin e madh “Lejla”. (b.an)