Një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat në stacionin Hoboken në Nju Xhersi pak kilometra larg New York, ku për pasojë 3 persona kanë humbur jetën. Ngjarja është shënuar në orët e para të mëngjesit me orën lokale. Sipas mediave ndërkombëtare deri në këto momente raportohen 100 të plagosur, sakaq numri i viktimave mund të rritet.
Shumë prej pasagjerëve kanë mbetur në rrënoja. Treni nuk arriti të ndalonet në stacion duke u përplasur me bordurën për të tejkaluar në rrugën e mbushur me pasagjerë. Mediat lokale raportojnë se treni pasi doli nga shinat përshkoi pikat e shitjes së biletave dhe hyri brenda deri në recepsion. Hoboken kalon përms Hudson River në New York City. Shumë vendas përdorin këtë stacion për të shkuar në Manhatan.
Ben Fairclough, një dëshmitar në stacion pa me sytë e tij çastet e para pasi treni doli nga shinat.
“Unë nuk isha në tren. Mbërrita aty pak pasi ngjarja ndodhi. Pashë ujin që kishte hyrë nga të carat e trenit dhe njerëz që dilnin nga dritaret.
Kishte njerëz që ishin ende të ulur në ndenjëse dhe u dilte gjak nga koka”.
Deri me tani FBI përjashton mundësine e sulmeve terroriste sic ndodhi në New York ku shpërthimi i një bombe shkaktoi 29 të plagosur. Stacioni Hoboken është stacioni me i madh i New Xhersit dhe i treti më i madh në SHBA.
Deri me tani FBI përjashton mundësine e sulmeve terroriste sic ndodhi në New York ku shpërthimi i një bombe shkaktoi 29 të plagosur.
Stacioni Hoboken është stacioni me i madh i New Xhersit dhe i treti më i madh në SHBA .
(Foto nga vendi i ngjarjes)
ma.me