Bankers Petroleum Ltd njofton se duke filluar që sot, mbylljen e planit të marrëveshjes të njoftuar më parë me degët e Geo Jade Petroleum Corporation. Në bazë të marrëveshjes, kompania Geo Jade ka blerë të gjitha aksionet e emetuara të kompanisë Bankers, nëpërmjet degëve të saj, për një çmim prej 2.20 dollar kanadez për aksion.
Pritet që për tre deri në katër ditë, aksionet e Bankers të mos listohen në bursën e Torontos. Aksionet e Bankers nuk do të listohen më gjithashtu edhe në bursën e Londrës në ditët në vijim.
Aksionerët përfitues, të cilët zotërojnë aksionet e tyre nëpërmjet komisionerëve si: banka ose firmë investimi, duhet të presin për të marrë pagesën pas pesë deri në shtatë ditë pune, pas mbylljes së marrëveshjes.
BW/d.i.