Greqia ka reaguar me tone të ashpra pas deklaratës së Komisionerit Hahn për çështjen çame. Ministria e Jashtme greke nëpërmjet një deklarate të shpërndarë për mediat e quan deklaratën e Johanes Hahn të papranueshme.
Sipas MPJ greke, Hahan nuk respektoi paanshmërinë, duke shtuar se çështja çame nuk ekziston.
Deklarata e Ministrisë greke të Jashtme:
“Siç dihet, çështja çame nuk ekziston dhe për këtë arsye nuk është pranuar kurrë apo negociuar mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke.
Komisioneri Hahn me një përgjigje të rreme tregoi se nuk e ushtron rolin dhe funksionet e tij sipas parimit të paanshmërisë, për të nxitur interesat e përbashkëta të Unionit, siç parashihet me nenin 17 të Traktatit të Lisbonës.
Tashmë ne kemi kërkuar nga institucioni përkatës, të japë shpjegime bindëse lidhur me përmbajtjen e papranueshme dhe të rreme në përgjigjen e tij” thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.