Është vënë në pranga nga policia e Vlorës një 44-vjecarë pasi ka kanosur pronarin e një guroreje.
Vendim Durmishaj u prangos nga policia pasi ditën e djeshme në fshatin Lepenicë, për motive të dobëta, në bashkëpunim me disa nga të afërmit e tij ka bllokuar rrugën që të çon pranë një pike të përpunimit të gurit “Gurore” në fshatin Lepenicë.
Ai gjithashtu ka kanosur pronarin e kësaj pike Y.S., 53 vjeç, banues në Elbasan, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë të cilët kanë ndërhyrë për hapjen e rrugës dhe për normalizimin e situatës.
Policia ka bërë arrestimin e tij për veprat penale “Kanosja”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. /Express/a.k