Policia e Shtetit ka arrestuar shhtetasin e dyshuar për vrasjen e një 56-vjeçari 5 ditë më parë në Sarandë.
Eduart Gjonaj, 30 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Sarandë u prangos nga blutë e qytetit bregdetar.
Arrestimi i tij u bë për arsye se gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar të jetë autor i dyshuar në lidhje me vrasjen e 56-vjeçarit A.B., në Shëndëlli të Konispolit. (Ngjarje e ndodhur më datë 24.09.2016).
Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e tij në fshatin Shëndëlli, për veprën penale “Vrasje në bashkëpunim”./a.m.