Paris Hilton raportohet se është paguar më shumë se 300 mijë euro për të performuar në një vend në Serbi përkrah të vesë së kryekriminelit serb, Arkan.
Ylli televiziv ka performuar në një paraqitje me DJ në Beograd, ku u shfaq në skenë edhe nga këngëtarja e muzikës popullore serbe, Svetlana Raznjatoviç.
Këngëtarja, e njohur si Ceca është e veja e Zhelko Raznjatoviç, i njohur me emrin Arkan, i cili është përfshirë në një sërë masakrash, përfshi edhe masakrimin e shqiptarëve në Kosovë më 1999, raporton MailOnline.
Ai është përballur edhe me 24 akuza për krime kundër njerëzimit në tribunalin e OKB-së për krime lufte por u vra në hollin e hotelit “Inter Continental” në Beograd, nga një pjesëtar i ri i policisë para se të paraqitej në gjyq, transmeton Koha.net.
Megjithatë, gruaja e tij Ceca, me të cilën u martua më 1995, është yll i famshëm në vendlindje për muzikë popullore.
Dhe në vendin në Beograd të zhvilluar gjatë kësaj jave, ajo këndoi disa prej këngëve të saja të famshme ku edhe Paris Hillton u paraqit e veshur me një fustan të ngushtë me taka të argjendta, përgatiti Express. (b.an)