Kryeminsitri i vendit Edi Rama zhvilloi një takim kokë më kokë me aleatin kryesor në qeverisje, kreun e Kuvendit Ilir Meta.
Takimi u zhvillua në zyrën e Metës në Kryesinë e Kuvendit ku Rama u pa të hynte rreth orës 10.20 minuta.
Kreu i qeverisë qëndroi për rreth 1 orë në zyrën e Metës. Palët nuk dhanë asnjë deklaratë për fokusin e takimit ndërkohë burimet bëjnë me dije se temat e bisedës ishin kryesisht çuarja më tej e ligjeve të reformës në drejtësi.
Së fundi, me krerët e politikës kanë zhvilluar takime të veçanta edhe Arvizu dhe Lu./.a.m.