Komisioni për Reformën Zgjedhore i drejtuar nga Taulant Balla dhe Oerd Bylykbashi ka zhvilluar mbledhjen për përgatitjen e kuadrit ligjor me ndryshimet që kanë për qëllimin miratimin për zgjedhjet parlamentare të 2017.
Taulant Balla ka deklaruar se kuadri ligjor duhet të jetë gati 6 muaj para zgjedhjeve, ndërsa shtoi se çështjet që ka adresuar PD janë më shumë politike sesa teknike.
Balla ka kërkuar që në zgjedhjet e ardhshme në 2017 të marrin pjesë edhe emigrantët.
“Kuadri zgjedhor duhet të jetë gati 6 muaj para zgjedhjeve. Brenda 20 dhjetorit duhet t’i kalojmë gjithë amendamentet.
Ju keni paraqitur një set çështjesh për t’u adresuar, janë më shumë politike sesa teknike.
shqiptarja.com/D.I.