Nga Urim Gjata
Kryeprokurori Adriatik Llalla u takua dje në Korçë me kryeprokurorin e Maqedonisë.
Çfarë fshihet pas këtij takimi?
Mediat në Tiranë shkruajnë se familja e kryeprokurorit mund të jetë në Gjermani, por gojët e liga thonë se ka mundësi të jenë në Maqedoni, tek djali i ungjit të tij, historiani Arben Llalla, i cili jeton prej 15 vitesh atje.
Në Shkup prej 22 vitesh jeton edhe vajza e vëllait të kryeprokurorit.
Pyetjet lindin.
Përse prej kaq ditësh Arben Llalla nuk ka reaguar rreth sulmeve ndaj kryeprokurorit, kur dihet, ai gjithnjë ka reaguar, kur është sulmuar kryeprokurori Llalla?
Përse u takua me kryeprokurorin e Maqedonisë jozyrtarisht dje në Korçë? (takimi nuk ishte zyrtarisht shtetëror)/a.m.