Kulla shkruan se Bregu ka hyrë nga dritarja në PD dhe se duhet të kishte dalë nga dera me kohë. Ai thotë se Bregu shfaqet në PD vetëm kur kjo fiton dhe se kur PDja është në kushte të vështira rebelohet.
Sipas tij, Bregu sfidon Bashën me modelin “Olldashi”, që sipas Kullës ka qenë një model i dështuar që ka njohur vetëm humbje. Duke u përfshirë kështu dhe vetë këshilltari i Nishanit në një sulm frontal kundër deputetit të vdekur Sokol Olldashi.
“Olldashi kandidoi për kryetar Bashkie në Tiranë, në 2007, kur PD vetëm një vit e gjysmë në pushtet, pra nuk ishte konsumuar dhe humbi. Olldashi refuzoi të shkonte të kandidonte në Durrës ku PD kishte mundësi të mëdha të fitonte, dhe u humbën të dyja qytetet më të mëdha të vendit.
Olldashi udhëhoqi fushatën e PDsë në Qarkun e Fierit në 2013, duke qenë i pari në listë, dhe PD pësoi një humbje katastrofale në këtë qark, duke marrë vetëm katër deputetë nga 16.
“Ku konsiston kjo frymë dhe model “Olldashi”, superior ndaj Bashës, që qenka rrënjosur te demokratët e thjeshtë siç thotë Majlinda Bregu?”, shkruan Kulla për “Mapon”.
Ai shton gjithashtu, se Bregu sfidon Bashën me kandidatë të vdekur, sikurse shkruan edhe Ben Blushi në librin e tij.