Ngjarja me këtë motiv, në dukje komik, për pak përfundoi tragjikisht pasi 71-vjeçari Dilaver Ibro tentoi të qëllojë me mjet prerës shtetasin me inicialet R.K.
Në njoftimin e dhënë nga ana e Policisë për këtë ngjarje, thuhet se “u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dilaver Ibro, 71 vjeç, banues në Berat, pasi në lagjen “Uznovë” në vendin e quajtur “Rruga e Liqenit”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me sende të forta prerëse (nga ato që përdoren për hapjen e shisheve të birrës) shtetasin R.K., 81 vjeç, banues në Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal.
Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se pas marrjes në pyetje të të moshuarit të arrestuar, ai është shprehur se kishte tentuar ta qëllonte bashkëmoshatarin e tij pasi ai gjatë një debati të momentit i kishte thënë atij “të dhje… mustaqet”./tch/a.k