Partia Socialiste zhvillon këtë të shtunë Asamblenë Kombëtare. Mbledhja e parashikuar për t’u mbajtur në orën 11:00, do të nisë me fjalën e kreut të PS, Edi Rama.
“News 24” zbardh axhendën e mbledhjes së Asamblesë, e cila do të vijojë me pas me diskutimin dhe miratimin e projekt rregulloreve në zbatimin të Statutit të PS.
Në disa nga pikat e diskutimit, parashikohet edhe manuali i organizimit elektorat të PS, si dhe kodi i etikës.
AXHENDA:
Ditën e shtunë , datë 01 Tetor 2016, ora 11:00 në ambientet e lokal “Xibrakut” në Tiranë, zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS me këtë rend dite:
1. Fjala e Kryetarit të Partisë, Edi Rama.
2. Diskutimi dhe miratimi i projekt rregulloreve në zbatimin të Statutit të partisë:
a. Rregullore: Mbi organizimin e funksionimin e Asamblesë Kombëtare të PS.
b. Rregullore: Sekretariati Ekzekutiv i Partisë Socialiste.
c. Rregullore: Komisioni i Garancive Statutore dhe Etikës.
d. Rregullore: Kryefinancieri, financierët dhe Këshilli i Mbikëqyrjes Financiare.
e. Rregullore: Për votëbesimin në parti.
f. Rregullore: Dokumentacioni në parti dhe administrimi i tij.
g. Manuali i organizimit elektorat të PS
h. Kodi i zgjedhjeve në parti.
i. Kodi i etikës në parti.
j. Vendim: Për kuotizimin e anëtarësisë së partisë për vitin 2016.
SEKRETARI I PERGJITHSHEM I PARTISE
Gramoz Ruçi