Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto në rrjetin e tij social, ku ndodhet së bashku me ish ambasadorin Arvizu dhe Donald Lu, teksa shton se pavarësisht se ata largohen apo vijnë si miq të Shqipërisë, përsëri një pjesë e tyre mbetet këtu.
“Miq ikin, miq vijnë, por pasi kanë njohur Shqipërinë dhe shqiptarët, nuk ndahen më shpirtërisht nga ky vend e nga njerëzit e tij, bash sepse kur e zbulon Shqipërinë gjen tek ajo plot arsye të mira për ta dashur fort, të cilat ne, shqiptarët, jo rrallë harrojmë t’i çmojmë”- shkruan Rama./java/a.k