Aleanca kundër Importit të Plehrave në Shqipëri i ka dërguar një letër të hapur presidentit, Bujar Nishani, ku i shprehin shqetësimin në lidhje me miratimin e ligjit për importin e disa materialeve të riciklueshme nga jashtë vendit.
Ata i shkruanin Nishanit se ”Ky ligj u procedua me procedura të përshpejtuara, në mungesë totale informacioni, transparence dhe të pjesëmarrjes së qytetarëve shqiptarë.”
Pas kësaj deputeti i PS dhe njëkohësisht kryetar i Komisionit të Veprimtarisë, Eduart Shalsi, ka reaguar në Facebook.
Shalsi përgënjeshtron këtë deklaratë të AKIP duke publikuar edhe foto nga konsultimet dhe takimet që janë zhvilluar në komision.
Ja ç’shkruan Shalsi në Facebook shoqëruar me fotot përkatëse:
“Duke mesuar me keqardhje mbi nje leter dezinformuese drejtuar Presidentit te Republikes se Shqiperise mbi “moskonsultimin” e ndryshimeve ligjore te propozuara ne Ligjin e menaxhimit te integruar te mbetjeve, me duhet te sqaroj se jo vetem takimet kane qene te shumta me specialiste te fushes, inxhinjere mjedisi, grupe interesi, shoqata ambjentaliste, shoqeri civile por edhe se sugjerimet/verejtjet/komentet e tyre, te cilet do te doja ti falenderoja thellesisht, jane marre ne konsiderate dhe kane gjetur pasqyrim ne projektligjin qe u votua ne parlament dhe qe dukshem eshte nje variant me i mire se ai qe une propozova fillimisht. Fotot e disa prej takimeve i gjeni me poshte ndersa procesverbalet ne faqen e Kuvendit.“/Lexo.al