Një grua e moshuar 100 vjeçe u vra barbarisht ditën e djeshme në shtetin indian të Punjab, ndërsa familja e saj pretendon se para se ta vrisnin, agresorët e kanë përdhunuar.
Gruaja ishte duke fjetur në një tendë jashtë shtëpisë në Daub Kalan, fshat në distriktin e Patiala, dhe po atje të afërmit e saj gjetën kufomën e zhveshur dhe të gjakosur.
Nga hetimet e kryera duke ndjekur gjurmët e gjakut, veshjet e së moshuarës u gjetën në një zonë të braktisur, ku mendohet se është përdhunuar para se të vritej.
“E përdhunuan dhe gjeti vdekjen prej goditjeve të marra, sidomos në kokë”, tha mbesa e saj për rrjetin televiziv ‘Ndtv’.
Policia e Punjab, nisi hetimet për vrasje, ndërsa është autopsia ajo që pritet të vërtetojë pistën e përdhunimit./noa/a.k