U arrestuan në flagrancë duke ndërtuar një Xhami pa leje në zonën e Farkës, procedohen penalisht katër punëtor ndërtimi.
Procedimi është bërë nga policia e Tiranës e cila ka nisur hetimet se kush është investitori i objektit fetar Xhami që po ndërtohet pa leje raporton Shqiptarja. Aktualisht punimet për ndërtimin e Xhamisë janë pezulluar ndërsa nën akuzë kanë përfunduar F.K 36 vjec, A.L 42 vjec, G.Sh 32 vjec dhe E.K 25 vjec të katër banorë të Fushë Krujës./a.m.