Ëndrrat me një dhëmb që bien janë të zakonshme, por a duhet t’i kushtoni atyre vëmendje?
Sipas psikoterapistit Nichard Nicoletti, rënia e dhëmbit në ëndërr mund të tregojë shumë gjëra, disa prej të cilave nuk janë aspak pozitive.
Duke folur për “Huffington Post”, ai thotë se:
“Kur bie një dhëmb, një sfidë mbijetese zgjohet, siç është aftësia për të ngrënë, ndaj mund të nënkuptojë sëmundje”.
“Nëse në ëndërr dhëmbi i bie dikujt tjetri, ai që po sheh ëndrrën mund të ketë një problem me tjetrin, si përshembull, ai mund të jetë superior në punë”.
“Ëndrra mund të tregojë se frika që ka personi në jetën reale është e mbivlerësuar”.
Nicoletti thotë gjithashtu se këto ëndrra mund të jenë të lidhura me shqetësimet rreth plakjes.
“Në perëndim, njerëzit kanë frikë nga plakja dhe mundohen ta pranojnë sa më pak të munden. Të humbashësh një dhëmb, mund të jetë një kujtesë se një ditë të gjithë do të vdesim”.
Sipas një teorie tjetër, nëse një grua ëndërron sikur i bien dhëmbët, në subkoshiencën e saj ajo dëshiron të ketë fëmijët./tvklan.al/a.k