Prokuroria e Tiranës kërkon ndihmën e përkthyesve për të thelluar hetimet në lidhje me skandalin e trukimit të ndeshjeve dhe fiksimit të rezultateteve në Superligë dhe takime ndërkombëtare nga ekipi Korçar, Skëndërbeu.
Burime nga grupi hetimor thanë për Report Tv se, këto hetime do të mbeten pezull deri në mes të muajit tetor për shkak se është dërguar për përkthim raporti i sekuestruar pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.
Të njëjta burime sqaruan se kërkuan ta merrnin në shqip raportin nga FSHF, por përgjigja e kthyer ishte se e dispononin vetëm në anglisht dhe për këtë arsye 90 faqet me fakte, argument dhe dëshmi të administruara nga UEFA janë në proces përkthimi.
Me administrimin në shqip sic ek ërkon kodi procedurës të kopjes së raportit nga UEFA personat e parë që do të pyeten sqaruan burimet janë drejtuesit e ekipit, presidenti, lojtarët e përmendur në raport si dhe ish ministri financave Ridvan Bode.
ma.me