Në këmbim të parave, trajneri do t’i jepte informacion biznesmenit në fjalë, që ishte edhe menaxher lojtarësh, se si t’i shmangej rregullave të Federatës së Futbollit të Anglisë, në lidhje me transferimet e futbollistëve. Gjatë videos së filmuar shihet se si Allardaise tallet edhe me krerët e federatës, por edhe ish-trajnerin e Kombëtares, Roy Hoxhson.
Allaraise ka vetëm 67 ditë në krye të skuadrës së Kombëtares së “Tre Luanëve”. Pas kësaj video pritet reagimi i Federatës Britanike të Futbollit, e cila mund edhe ta shkarkojë atë, çka do të ishte një tronditje e madhe për Kombëtaren e futbollit të këtij vendi.
ma.me