April Florio, një ish-modele që thuhet se ka pasur lidhje me Brad Pitt që kur ai ishte i martuar me Jennifer Aniston, përflitet si femra shkaktare e prishjes edhe e martesës së tij të fundit, me Angelina Jolie.
Por vetë Florio ka nxituar të sqarojë se ajo nuk fare lidhje me divorcin e bujshëm me vlerë 400 milionë dollarë.
Ajo tha se u trishtua kur mori vesh për ndarjen e çiftit, por duket se romanca e së shkuarës po e dëmton tani që ajo është një mama me një karrierë të suksesshme.