Rusia ka ngritur një bazë të madhe ushtarake në kufi me Ukrainën.Baza pritet të jetë gati në dhjetor, pasi ndërtimi i saj pothuaj ka përfunduar në rajonin e Rostovit.
Mbi dhjetë mijë ushtarë pritet të dislokohen në këtë bazë, e cila siç shkruhet në tabelën në gardhin e sigurisë, duket se është ngritur për të mbrojtur kufijtë jugorë të Rusisë.“Jemi duke kryer punët e fundit në tre kapanone fjetjeje.
Po vëmë në punë sistemin inxhinierik. Baza do të jetë gati për personelin ushtarak deri më 1 dhjetor 2016”, tha Yevgeny Zakharov, zëvendësdrejtor i kompanisë ndërtuese.
Baza, e cila ndodhet 100 km nga vija kufitare me Ukrainën, i shtohet ndërtimeve të ngjashme që ka ngritur Rusia në atë që e konsideron edhe linjën e frontit të një përballjeje të mundshme me NATO-n.
Për Moskën zyrtare, Ukraina cilësohet një vend satelit i NATO-s, që prej kohës kur vendin e një presidenti pro-rus, e zuri një udhëheqës me prirje perëndimore, pwrgatiti Koha. (b.an)