Kryeminsitri Edi Rama ka publikuar një tjetër status në facebook ku deklaron se ligji i ri për importin e mbetjeve shmangu falimentimin e industrisë që punëson mijëra persona.
Ai e ka shoqëruar statusin me videon e një fabrike riciklimi.
Sipas Ramës, sot kjo industri punon vetëm me 25 % të kapacitetit, dhe me ligjin e ri do të mundësohet puna me kapacitet të plotë pasi fabrikat mund të furnozohen.
Statusi i Ramës:
FAKTE DHE VETËM FAKTE
Ja një tjetër fabrikë që lëngonte drejt falimentit dhe që sot thjesht ka fituar të drejtën të blejë lëndë të parë jashtë!
Mbajeni mirë parasysh:
3.273 punonjës të punësuar direkt në fabrikat e riciklimit; rreth 30 mijë të tjerë që ushqehen, duke i furnizuar këto fabrika me mbetje të riciklueshme vendore; fabrika për ndërtimin e të cilave janë investuar në vite 273 milionë euro dhe punojnë me 25% të kapacitetit, sepse nuk kanë të drejtë të blejnë lëndë të parë jashtë!
Qeveria u jep me ligj të drejtën këtyre fabrikave (dhe vetëm këtyre) të blejnë lëndë të parë (mbetje letre, alumini, plastike apo druri) që pastaj eksportohet dhe futet në prodhim! Gjithçka e qartë, e pastër, jetike jo vetëm për këtë industri që rrit punësimin dhe ekonominë, po është garanci për një Shqipëri më të pastër nesër!
Dhe një grusht politikanësh të diskredituar e mediash pranë tyre, duan me çdo kusht të alarmojnë publikun me fantazmën e plehrave të importit që ISHIN DHE JANË TË NDALUARA! SEPSE NUK KEMI KTHYER LIGJIN QË ANULLUAM, po kemi bërë NJË LIGJ TË RI!
Kush do të dëgjojë, e kupton pa vështirësi se qeveria ka bërë një punë të mirë për vendin e për njerëzit, ndërsa politika e vjetër e rrënimit vazhdon avazin e vet në kurriz të vendit e të njerëzve!