Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e mbrmjes së të hënës në fshatin Mali Kolaj në Velipojë, ku sipas policisë bëhet e ditur se 3 persona kanë qëlluar me armë në drejtim të një furgoni.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ku ka konstatuar se 3 shtetas kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një furgoni ku ndodhej pasagjer shtetasi K.N raporton tch.
Fatmirësisht mësohet se nga kjo ngjarje nuk ka pasur persona të lënduar.
Policia bëri të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar, të cilët janë shtetasit Kanto Vushmaqi (babai), Edmond Vushmaqi (i biri), si dhe vëllai i Edmondit.
Policia ngriti menjëherë pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve./a.m.