Ralf Loren, një nga gjigandët e modës bashkëkohore amerikane, është duke punuar në autobiografinë e tij, njoftuan nga Shtëpia e tij Botuese.
Burimet nga Shtëpia Botuese “Simon & Schuster” thanë për Associated Press se kujtimet do jenë në vjeshtën 2017 për të përkuar me 50-vjetorin e kompanisë Ralf Loren.
Libri s’ka titull deri tani. 70-vjeçari Loren, prodhimet e të cilit janë të njohur me shenjën e kalit të polos, kombinon look-un sportiv amerikan me një stil të rafinuar.
Pasardhësi i emigrantëve në New York ka krijuar një markë globale që e ka bërë atë një nga njerëzit më të pasur në botë, citohet Beta. (b.an)