Greqia blen drogë nga Shqipëria. Ky është rasti i një 35 vjeçari grek i cili ka mundur t’i shpëtojë policisë helene në kufirin e gjelbër mes dy vendeve në fshatin Neradhja në Igumecinë.
Policia ka bërë me shenjë që shtetasi grek të ndalonte makinën, por ai në të kundërt të urdhërit policor ka shtuar gazit duke u larguar. Pas ndjekjes, greku ka braktisur makinën dhe në të janë gjetur rreth 65 kg marijuanë.
Shtetasi grek i cili ishte furnizuar me drogë nga disa shtetas shqiptarë në kufirin e gjelbër.
Policia Helene ka identifikuar drejtuesin e mjetit dhe po punon për kapjen e tij./java/a.k