1849 – Ka lindur fiziologu rus Ivan Petrovic Pavllov, themeluesi i Institutit të Mjekësisë Eksperimentale, por edhe fituesi i Çmimit Nobel për mjekësi në vitin 1904. Bazuar në eksperimentet me qentë krijoi teorinë e reflekseve të kushtëzuara, kurse të rëndësishme janë punët e tij në nderhyrjen e zemrës dhe funksionit të mëlçisë.
1945 – Në New York, vdiq kompozitori hungarez dhe pianisti Bela Bartok, puna e të cilit ka hapur drejtime të reja të zhvillimit të muzikës hungareze. Në botë është një nga pionierët e “muzikës së re” të shekullit të 20-të (poema simfonike “Kossuth”, opera “Kështjella e mjekërkaltrit “, baletet “Princi druri” dhe “Mandarini çudibërës” dhe autor i veprave simfonike dhe kamertale të ndryshme).
1960 – U mbajt debati i parë televiziv mes kandidatëve amerikane për president. Në fushatën për President të SHBA në televizionin kombëtar përball atëherë ishin nën-presidenti Richard Nixon dhe senatori John F. Kennedy. (b.an)