Dje kryetari i PD-së, Lulëzim Basha, shkruajti në Facebook për ligjin e riciklimit të mbetjeve të gjelbërta, duke u shfaqur kundër tij.
Kaq ka mjaftuar që Partia Demokratike të marrë mesazhin se duhet t’i bashkohet protestave të shoqërisë civile.
Siç shihet në foton e mëposhtme, zëdhënesja e PD-së, Ina Zhupa, në facebook-un e saj i ka thënë “join”, pra “bashkohet” me shoqërinë civile.
Por ka një hipokrizi të paprecedent në gjithë këtë histori. Sepse Lulzim Basha dhe PD në të kaluarën, kanë qenë iniciatorë të ligjeve që lejonin importin e plehrave për djegie apo groposje në Shqipëri. Madje si kryetar bashkie Lulëzim Basha ka negociuar për një incenerator (furrë) plehrash në Sharrë. Jo riciklim të mbetjeve të gjelbërta, por djegie dhe goposje plehërash në kuptimin e plotë të fjalës.
Tani që i bashkëngjitën shoqërisë civile duke mos pasur asnjë kauzë të tyren, PD tregon edhe njëherë atë që thotë Bregu, Selami etj Brenda PD-së, mungesën e vizionit.
Lulzim Basha dhe Partia Demokratike votuan pro ligjit që i hapte rrugë importit të plehrave për djegie apo groposje, vetëm 4 vjet më parë. Sot I bashkohen hapur shoqërisë civile kundër ligjit që një nisme që fuqizon industrinë vendase të riciklimit, për mbetjet e drurit, letrës, plastikës dhe aluminit në produkte ambalazhimi dhe ngrohje.
Shoqëria civile është në të drejtën e saj të kërkojë informacion dhe ta kërkojë me të gjitha rrugët demokratike, por tek sheh se si është katandisur partia më e madhe opozitare, që jargavitet pas shoqërisë civile në pamundësi të ngritjes së kauzave të veta, kupton se sa dëm i bën vendit mungesa e saj./LEXO.AL