Prerja qoftë edhe e një peme të vetme do kushtojë shtrenjtë për “druvarin”.
Një person që pret një pemë nuk do të ndëshkohet vetëm me gjobë, por do të përbëjë vepër penale të mirëfilltë.
Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama gjatë një takimi që pati këtë të hënë me Shoqatën e Ricikluesve, për ligjin e shumëdebatuar të importit të mbetjeve të ngurta për riciklim në Shqipëri.
“Prerja qoftë edhe e një peme do përbëjë vepër penale. Do t’a bëjmë me ndëshkim penal, jo vetëm administrativ sic është, me gjobë”, tha Rama.
shqiptarja.com/d.i.