Këto janë momentet e arrestimit të shtetasit Bektash Muka nga Tirana, i cili duke drejtuar një makinë BMW X6 i ka ikur policisë, për të bërë më pas një aksident. Ai u vu në pranga, bashkë me dy shokë të tij, të cilët ishin në makinë.
Në rrugën “Sami Frashëri” shërbimet e policisë “Shqiponjat” i kanë bërë me shenjë për të ndaluar mjetit me targa AA 858 NS por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhërit të policisë dhe ka vazhduar rrugën me shpejtësi ku për pasojë mjeti me të dhënat e mësipërme në rrugën “Prokop Mima” është përplasur me një mur rrethues të një banese.
Pas ndjekjes nga policia është bërë kapja dhe arrestimi i persona të mëposhtëm të cilët edhe pas përplasjes së automjetit me murin rrethues tentuan të largoheshin me vrap.
Bektash Muka,25 vjec , banues në Tiranë,
Valmir Fazliu, 27 vjec, banues në Kosovë, dhe
Vilson Laçi, 24 vjec, banues në Kukës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet (në një çantë dore ) u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e markës “Glock” dhe një krehër me 11 fishekë.