Mburret për përkatësinë e saj etnike, është krenare me të qenit shqiptare dhe këtë e shpreh edhe në skenë përmes simboleve kombëtare.
Është kjo Ermonela Jaho e cila mbrëmë në Teatrin Mbretëror të Spanjës ka bërë me duar simbolin e shqiponjes teksa ka interpetuar rolin e saj në skenë përkrah artistit, Gregory Kunde si Otello.
Desdemona shqiptare për disa sekonda ka marr pamjen figurative të shkabës shqiptare, në shfaqjen e cila u ndoq me interesim të jashtëzakonshëm në mbarë Spanjën dhe më gjerë përmes transmetimit të drejtpërdrejtë, shkruan KultPlus.
Ambasadorja e kulturës shqiptare me talentin e saj të jashtëzakonshëm po i bën nder të gjithë shqiptarëve duke përfaqësuar denjësisht kombin në skenat operistike ndërkombëtare.
Ajo me potencën vokale dhe me intepretimin briliant ka lënë gojëhapur publikun si një artiste e vërtetë e mishëruar me rolin e saj duke ofruar emocione të papërshkruara. Mediet spanjolle e quajnë sopranon një artiste në rritje e cila po shkëlqen në skena botërore, e fuqishme për role si ky i Desdemonës.
Shfaqja u ndoq edhe nga Mbreti Filipe i VI dhe Mbretëresha Leticia në Spanjë një foto me të cilët e publikoi sopranoja shqiptare menjëherë pas shfaqjes duke shfaqur kujtimet e saj të mira.
Ermonela Jaho dhe Gregory Kunde sollën në skenë historinë e çiftit të veprës së famshme të Shekspirit pasi Teatri Mbretëror i Spanjës që nga nëntori i vitit 1999, nuk ka parë askë ta sjellë shpirtin e Xhyzepe Verdit në skenë.
Jaho pak kohë më parë performoi edhe në koncertin e madh në Romë për nder të Shenjtërimit të Nënës Terezë. Sopranoja shqiptare a kaluar verën e këtij viti duke luajtur në “La Traviata” dhe përkrah Placido Domingos.
Aktiviteti i saj i parë ka qenë koncerti në Mantova. Më pas kanë qenë një sërë koncertesh, në akademinë “S. Cecilia”, konkurset, opera e parë “Cenerentola”, nga Rossini, “L’amico Fritz” nga Mascagni, e shumë personazhe si Zhuljeta, Suzana, Kontesha, Adina, Mimi, Armida etj.
Ka interpretuar në teatrot “Aligheri”, Ravena, “Piçolo”, Scala-Milano dhe në shumë skena të tjera botërore. Bashkëpunimet kanë qenë edhe me televizionin italin RAI, Mondovisione, BBC etj. (b.an)