Besim Voi, një prej kolegëve të Ervin Haxhisë, policit që mbeti i vrarë në aksidentin e djeshëm në Kamzë, tregon momentet e ngjarjes. Voi ndodhet ne spital por teper i perhumbur. Nuk mban mend shume nga ngjarja, por tregon ato pak minuta që i kujtohen. Voi tha se sëbashku me shokët Ervin Haxhia dhe I. Hoxha ishin duke patrulluar me makinë, kur furgoni i policisë u trondit.
“Kemi qenë duke ecur kur morëm një goditje të fuqishme nga mbrapa. Nuk e kuptuam kur dhe si na erdhi goditja. Furgoni ynë pesoi dy rrotullime në vend. Kur më nxorrën nga makina e policisë, pashë dy kolegët e shtrirë. Nuk mbaj mend shumë gjëra, patrullonim shpesh në këtë segment”, thotë Voi.
I ndjeri Haxhia vdiq pas furgoni i policisë u godit nga pas nga makina BMW që drejtohej nga 22-vjeçari Arnold Kola, djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste Ndue Kola të qarkut Shkodër i zgjedhur në vitin 2009.
Kola udhëtonte më 140km/h. Shkak i këtij aksidentit dyshohet shpejtësia jashtë normave të lejuara dhe gjendja e dehur e 22-vjeçarit gjatë kohës që drejtonte automjetin.
Arnold Kola është ndaluar edhe në vitin 2015 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Shqiptarja.com/d.i.