Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 24-vjeçar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi dyshohen se janë autorë të rrahjes së të riut dje në Shkozë.
I arrestuari Forcim Lita dyshohet se, në bashkëpunim me E. Hasën, për motive të dobëta, kanë dhunuar Leonard Shehun.
Dy autorët dyshohet të kenë qenë nën ndikimin e alkoolit. Po ashtu, dyshohet se Shehu, i cili u gjet pa ndenja në trotuar, i ka ofenduar dy të rinjtë. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30 të së shtunës në Shkozë. Shehu, është gjetur i shtrirë në trotuar, i dëmtuar në kraharor dhe në kokë, ndërsa u nis menjëherë në spital. Materialet iu kaluan prokurorisë së Tiranës edhe për pronarin e lokalit Klajdi Feratllari për veprën ‘Moskallzim krimi’.
BW/d.i.