Xhulio Shkurti, 21 vjeçar dhe nipi i kreu të banës së Lushnjes, Aldo Bares, ka mbetur sot pasdite i plagosur gjatë një sherri për motive banale.
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen Çlirimi në Lushnje.
Së bashku me nipin e Aldo Bares (djalin e motrës së tij) i plagosur ka mbetur edhe shoku i të riut, Sajmo Xhelili, 24 vjeçar.
Dy të rinjtë ishin ulur në një lokal të qytetit dhe janë konfliktuar me dy persona të tjerë. Në debat e sipër, ku dy të rinjtë kanë pasur me një prej dy personave të paidentifikuar ende ka pasur gjaknxehje për shkak të pikëpamjet të ndryshme mbi debatin e nisur.
Ky i fundit ka shkuar në shtëpinë e tij dhe është kthyer me një armë zjarri, duke qëlluar në drejtim të nipit të Adlo Bares dhe mikut të tij.
Dy të plagosurit, Xhulio Shkurti dhe Sajmo Xhelili, që kanë marrë plagë në këmbë dhe bark janë dërguar në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore./java/a.k