Nëse dëshironi të dini a keni tipare të një lidershipi tani është një mënyrë për ta mësuar këtë fakt. Sipas të dhënave, sa më të gjatë që e keni gishtin e dytë të këmbës, aq më shumë aftësi drejtuese keni. Jeni dinamik dhe me plot burime, por dëshira për t’i përfunduar gjërat në mënyrën “ose siç dua unë, ose hiç”, mund t’ju kushtojë në të ardhmen.
Populli indian e ka që nënat i ndalojnë djemtë e tyre të martohen me vajzat të cilat e kanë gishtin e dytë më të gjatë, pasi sipas tyre, kjo thoshte se ato kishin tendenca të drejtonin burrat e tyre. Sidoqoftë, nëse e keni më të vogël gishtin e dytë të këmbës, kjo nuk do të thotë se e pranoni poshtërimin, por thjesht tregon se jeni të lumtur me atë që keni.
E vlerësoni harmoninë dhe nuk provoni të futeni mes gjërave me vështirësi.
Gishti i tretë i këmbës.. Kinezët e ndërlidhin energjinë dhe vullnetin me gishtin e tretë të këmbës. Nëse gishti i tretë është relativisht i gjatë, kjo do të thotë se jeni tejet energjik, e veçanërisht në punë. Sa më të gjatë që keni këtë gisht, aq më të prirur jeni të keni sukses në karrierë. Sidoqoftë, e keqja e kësaj është se keni tendenca vetëm të punoni dhe të harroni për argëtimin, dashurinë dhe familjen./noa./a.k