Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka thënë se ekipi i tij është i madh vetëm në letër, ndërsa iu ka kërkuar lojtarëve që dëshmojnë vlerën e tyre pasi ka vënë në pikëpyetje sjelljen e tyre në humbjen prej 3 me 0 nga Arsenali.
Chelsea mbetet pa asnjë fitore në Premier Ligë në shtator, kurse pranoi tre gola në derbin lokal ndaj Arsenalit vetëm në pjesën e parë, transmeton Koha.net.
“Mendoj se që nga minuta e parë nuk e kishim sjelljen e duhur, dhe mendoj se luajtëm kundër një ekipi shumë të mirë, që shumë mirë të organizuar dhe aspektin fizik dhe taktik. Pas kësaj dite mendoj se duhet të punojmë shumë.
Tani jemi ekip i madh vetëm në letër. Mendoj se gjithmonë është problem ekipor, jo individual. Kur nuk shkon asgjë është e vështirë për një lojtarë të luajë lojë të mirë” ka thënë Conte për BT Sport. (b.an)