Tifozët nga kryeqyteti “Plisat” përsëri kanë kërkuar dorëheqjen e kryesisë së klubit për shkak të transferimit të Drilon Hajrizit javë më parë.
Prishtina kishte zyrtarizuar më 3 shtator transferimin e Drilon Hajrizit, por një gjë e tillë nuk iu ka pëlqyer “Plisave”, të cilët menjëherë kanë kërkuar dorëheqjen e kryesisë për këtë veprim, transmeton Koha.net.
Lexo edhe: Plisat kërkojnë dorëheqjen e kryesisë së KB Prishtinës për Drilon Hajrizin
“Plisat” kanë postuar një foto në Facebook, në të cilën shkruan “Jashtë Prishtinës”, kurse në foto janë Blerand Stavileci – president i klubit, Florian Miftari – drejtor, Lulzim Ibrahimi – nënkryetar, si dhe Luan Maloku – drejtor sportiv i KB Prishtinës. (b.an)