Autoritetet rumune njoftojnë një tërmeti me përmasa 5.3 shkallë Rihter e ka goditur Rumaninë në lindje dhe qendër, dhe se dridhja është ndier edhe në vendin fqinj Moldavi.
Instituti Kombëtar i Tokës dhe Fizikes i Rumanisë ka thënë se tërmeti ka ndodhur në orën 2:11 të së shtunës, transmeton Express.
Tërmeti e ka pasur epiqendrën në lindje të rajonit Vrancea, i njohur për aktivitetet e tij sizmike. Është raportuar për dëme të vogla dhe lëndime në qytetin Iasi. (b.an)