Merreni një prej yjve më të mëdhenj të sportit në Azi, bëni investim multimilioneurosh dhe zgjidheni një qytet kinez që është i vendosur për të garuar ndërkombëtarisht dhe çfarë del nga e gjithë kjo? Turneu i tenisit “Wuhan Open”, shkruan Koha Ditore.
Ky turne, i cili starton këtë të diel, është vetëm në vitin e tij të tretë dhe po mbahet në vendlindjen e fitueses së parë nga Azia të një Grand Slami, Li Na.
Deri më tash, janë shpenzuar 200 milionë euro në ndërtimin e fushave dhe objekteve përcjellëse, pasi po synohet që brenda një periudhe të shkurtër të jetë turneu më i madh i tenisit, në të cilin do të paraqiten vetëm dhjetë tenistet më të mira të botës.
“Ky turne është ekskluzivisht për femra, kurse qyteti i Wuhanit synon të jetë më i njohuri në botën e tenisit me investimet që i ka bërë dhe synon t’i bëjë”, ka thënë profesori Simon Shibli që ka përcjellë nga afër të gjitha punimet në Ëuhan. (b.an