Bersant Celina, një nga lojtarët më të mirë që ka Kosova në llogaritjet e veta, ka dhënë një intervistë për kanalin zyrtar të ekipit të tij të ri, Tëente nga Holanda.
Ai vë në pah se sa shumë i ka ndihmuar në karrierë përkrahja e familjes, transmeton Koha.net.
Celina më tej ka treguar prejardhjen e tij nga Kosova, për të cilin ka thënë se është shumë i lumtur që po luan. “Unë jam nga Kosova dhe jam i lumtur që luaj për Kosovën, jo vetëm miqësore por edhe kualifikuese”, ka thënë Celina, teksa ka shtuar se është fillimi dhe gjithmonë luftojnë për të marrë tri pikë në ndeshje. (b.an)