Shtohen emrat e politikanëve nëpër kazanët e plehrave në Tiranë, rezultat i idninjatës së njerëzve për miratimin nga shumica të ligjit që lejon importin e plehrave. Mëngjesi i sotëm ka gjetur të tjerë emra politikanësh nëpër kazanë. Te Inxhinjeria e Ndërtimit është parë ky kazan me emrin e deputetit Taulant Balla.
Nuk ka munguar sigurisht edhe emri i kryeministrit Rama nëpër kazanë plehrash, si mund të shihet edhe në këtë foto, publikuar nga Nisma#Thurje
Qytetarët që dolën sot në protestë para Parlamentit, në shenjë simbolike kanë shkruar në një kosh plehrash emrin e deputetit të Partisë Socialiste, Eduard Shalsi.
Deputeti socialist është një nga nismëtarët e këtij ligji që ka sjellë debate të ashpra brenda sallës së Parlamentit dhe protestë jashtë tij.
Një veprim i tillë nga shoqëria civile vjen pas thirrjes së deputetit Ben Blushi, i cili tha se, secilit deputet që voton pro t’i shkruhet emrin në kazanin e plehrave të lagjes./Panorama/a.m.