Real Madrid do të jetë pa Marcelon dhe Casemiron kundër Las Palmas.
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane nuk do të mund të llogarit në dy lojtarët standard të skuadrës së parë, Marcelo dhe Casemiro.
Marcelo u lëndua kundër Villarealit, ndërsa Casemiro një ndeshje më parë, kundër Espanyolit.
Të dy këta lojtarë nuk janë stërvitur me skuadrën dhe pritet të jenë jashtë ndeshjes kundër Las Palmas, përgatiti “Express”. (b.an)