Kuvendi i Shqipërisë ka votuar sot pro ligjit për importin e mbetjeve. Kështu, pas diskutimeve maratonë, ligji ka kaluar dhe është votuar me 63 vota pro, 27 kundër dhe 4 abstenime. Në këtë votim nuk mori pjesë PDIU-ja, e cila u largua në momentin që votohej ligji. Gjithashtu, është miratuar edhe amendamenti i LSI-së, që Shoqëria Civile të ketë akses në importin e mbetejeve. Gjithashtu, u miratua edhe ligji per kamerat me 74 vota pro, si edhe per ndryshim dekreti i Presidentit me 96 vota pro. Projektligji për importin e mbetjeve ka shkaktuar reagime të ashpra te shoqëria civile, si edhe në disa deputetë, më së shumti të opozitës.
CILET DEPUTETE NUK VOTUAN PRO LIGJIT
Ditën e sotme, Parlamenti i Shqipërisë miratoi projektligjin për importin e mbetjeve, i cili u miratua me 63 vota pro, 27 kundër dhe 4 abstenime. Kështu, në këtë votim ra në sy mungesa e Ilir Metës. Kreu i Kuvendit nuk ishte fare në sallë kur u votua ligji, dhe atë e drejtonte Edmond Spaho.
Gjithashtu, edhe deputetët e PDIU-së nuk ishin në sallë në momentin e votimit, duke e bojkotuar atë. Në sallë pati edhe deputetë që abstenuan, si Klodiana Spahiu, Përparim Spahiu dhe Luljeta Arapi. Mirëpo veç tyre, kishte edhe deputetë të shumicës që votuan kundër. Kështu, Ben Blushi, Mimoza Hafizi dhe Dashamir Peza.
ma.me