Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, pasditen e sotme rreth orës 16:40.
Dy automjete janë përplasur pranë kryqëzimit të Blinisht dhe 6 persona kanë mbetur të plagosur, një grua rëndë, e cila ndërroi jetë më pas.
Policia por edhe një zjarrfikëse ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ambulanca ka transportuar të plagosurit në spital. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur nxjerrjen e personave nga mjetet pasi për shkak të dëmtimit të makinës kishin ngecur brenda.
Shkak i aksidentit ishte hyrja e gabuar e automjetit tip “Mercedez Benz” nga një rrugë dytësore, gjë e cila solli përplasjen me automjetin tip “Audi” që po vinte nga pas.
Për pasojë, mbeti i pajetë gruaja e cila udhëtonte në automjetin tip “Mercedez Benz”, ku udhëtonin katër persona. Ndërsa në automjetin tjetër gjendeshin dy persona të tjerë.
Në këtë aksident ka ndikuar dhe vendosja e barrierave në “Kryqëzimin e Blinishtit: që ka bllokuar pamjen e drejtuesve të mjeteve. Kjo gjë e ka kthyer vendin në burim aksidentesh pasi një i tillë pa viktima ndodhi dhe një javë më parë.