Rrjetet sociale kanë mënyrën e tyre të të parit të gjërave, dhe veçanërisht të këtyre zgjedhjeve vendore. Dhe në një kohë kur rezultatet e zgjedhjeve po dëshmojnë gjithnjë e më tepër një fitore bindëse të mazhorancës, “preja” e radhës e tyre është bërë kreu i demokratëve Lulzim Basha.
Ata e kanë përcjellë me humor humbjen e Bashës në zgjedhje deri në kufinjtë e talljes.