I riu 29-vjeçar u masakrua dje me thikë nga bashkëfshatari i tij pas sherrit për një femër. Policia e ndodhur menjëherë në vendin e ngjarjes, ka identifikuar viktimën i cili është Ardjan Mesiti, ndërsa vetëm pak orë pas ngjarjes ka arrestuar edhe autorin, 25 vjeçarin Arlind Llalla.
Policia sqaron se shkak i ngjarjes me pasojë një viktimë ka qenë një konflikt për motive të dobëta, i cili ka nisur në ambjentet e një lokali në fshat, dhe më pas autori e ka kryer krimin në rrugën automobilistike të fshatit Llallë Gramsh, ku edhe 29-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëherëshme si pasojë e goditjeve me thikë në pjesë të ndryshme të trupit.
Ndërsa Policia vijon hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen, mësohet se është arrestuar edhe Xhuljan Kokomeci, 39 vjeç, banues në fshatin Llallë Gramsh, pasi dyshohet të ketë parë ngjarjen dhe të mos ketë kallëzuar për motivet dhe rrethanat e saj.
MOTIVI
Nga veprimet paraprake proceduriale , ka rezultuar se shtetasi Arlind Llalla se bashku me shtetasin Xhulian Kokomeci, kishin lene takim me shtetasin Ardian Mesiti tek nje lokal i cili ndodhet ne hyrje te fshatit Llalle per arsye se Ardiani e kishte akuzuar Arlindin se i kishte ngacmuar nje pjestare te rrethit familjar te tij.
Pasi jane takuar ne lokal, shtetasit e mesiperm jane konfliktuar fizikisht ndersa kane hyre disa kliente te lokalit te cilet i kane ndare. Pasi jane larguar, rreth 1 km larg lokalit shtetasit Ardian Mesiti dhe Arlind Llalla jane konfliktuar perseri fizikisht, ku per pasoje , shtetasi Ardian Mesiti eshte goditur 3 here me thike nga shtetasi Arlind Llalla dhe ka humbur jeten.
Autori eshte larguar nga vendi i ngjarjes, ku, pas rrethimit te bere nga forcat e policise eshte kapur.
Jane shoqeruar disa persona te cilet kane dijeni per rrerthanat e ngjarjes , te cilet kane dhene deklarimet perkatese lidhur me zhvillimin e ketij konflikti. Jane sekuestruar pamjet filmike te lokalit ku ka ndodhur konflikti mes dy shtetasve per te dokumentuar ngjarjen e ndodhur.
Ne bashkepunim me Prokurorine jane kryer veprimet nga ku eshte zbardhur plotesisht kronologjia e ngjarjes se rende.
Vrau me thikë të riun pas sherrit, autori harroi xhupin dhe celularin në vendngjarje
Zbardhen detaje nga vrasja në Gramsh, ku 29-vjeçari humbi jetën pasi u vra me thikë. Policia njofton zyrtarisht se ngjarja ndodhi në rrugën automobilistike të fshatit Llallë Gramsh.
Burimet zyrtare policore konfirmuan se viktimë ka mbetur shtetasi Ardian Mesiti. Autori sipas bluve është shtetasi Arlind Llala dhe është arrestuar pak pas ngjarjes.
“Pas njoftimit të marrë se në rrugën automobilistike të fshatit Llallë Gramsh, është gjetur një person i vrarë me mjete të mprehta”- tha policia.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur efektivat e policisë dhe kanë konstatuar se viktima i përket shtetasit AM. 29 vjeç, banues në fshatin Shemrize Gramsh.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një ciklomotor, një aparat celular që dyshohet se i përkasin viktimës.
Ndërkohë që u gjet një xhup i zi dhe një aparat celular që dyshohet se i përkasin autorit të krimit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale dhe hetimore, specialistët për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Policisë Gramsh, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve Arlind Llala, 25 vjeç, banues në fshatin Llallë Gramsh./Panorama/a.k