Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka shënuar një tjetër bashki të fituar në rang vendi. Në orët e para të mëngjesit ka përfunduar numërimi në Krujë, ku fitues është shpallur Artur Bushi i ASHE-së.
Bushi ka marrë rreth 3100 vota më tepër se rivali i tij demokrat Hamdi Pasha. Me këtë fitore, ASHE çon në 41 bashkitë e fituara në total në rang vendi kur kanë mbetur edhe 7 bashki ku po vijon numërimi.