Në bashkinë e Kamzës kanë mbetur mbetur edhe 23 QV për tu numëruar dhe sipas rezultateve të publikuara në faqen e KQZ-së, kandidati i të djathtës Xhelal Mziu kryeson me 1806 vota ndaj kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Europiane Safet Gjici.
Të dhënat e KQZ deri në orën 08:43 të mëngjesit të sotëm flasin për 19.167 vota për Mziun dhe 17.2782 vota për Gjicin. Thirrjes për të votuar iu përgjigjën mbi 52% e qytetarëve të kësaj zone.
Asnjë prej kandidatëve nuk ka lëvizur nga KZAZ 27, shkollën Ibrahim Rrugova.