Shefi i Antidrogës në qytetin e Korçës është vetëvrarë në banesën e tij. Viktima është Erion Bino, 30 vjeç, banues në lagjen 9 Korçë me detyrë Shef i Sektorit të
Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Korçë
Sipas policisë, dyshohet se 30 vjeçari rreth orës 08:10 të mëngjesit të sotëm ka qëlluar veten (1 herë), me armën e tij të zjarrit tip “Pistoletë”.
Ai është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Korçës, por pa mundur të shpëtojë dot.
Deri më tani janë ende të paqarta rrethanat që e çuan shefin e antidrogës në vetëvrasje, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.