Mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo ka mohuar zërat e kohëve të fundit të cilat raportojnë se ai do të transferohet te skuadra amerikane, New York City FC.
Andrea Pirlo ka mohuar zërat e fundit që e lidhin atë me një kalim te skuadra e New York City FC, duke thënë se postimet e fundit që janë bërë në Instagram nuk janë bërë nga profili i tij, pasi ai nuk ka llogari në këtë rrjet social.
“Mirëmëngjesi. Unë dua të përmend edhe një herë tjetër se nuk kam llogari në Instagram”, ishte postimi i Pirlos në Twitter. “Nëse unë do të hap një të tillë, atëherë ai do të shkruhej në një italishte të duhur”, përfundoi postimi i mesfushorit italian në rrjetin social, Twitter.